Nutrigjenetika

Nutrigjenetika është shkenca që studion marrëdhënien midis gjeneve, regjimit ushqimor dhe predispozitës për të zhvilluar sëmundje si hipertensioni, diabeti, Alzheimer etj.

Aplikimet e nutrigjenetikës janë të shumta. Nëpërmjet nutrigjenetikës mund të identifikohen shumë çrregullime (psh. diabeti, sindromi metabolik).

Testi kryhet nëpërmjet një tamponi bukal (nga goja) me pështymë.

Kjo disiplinë e re kërkon të marrë parasysh karakteristikat e veçanta të individit në mënyrë që të sigurojë dietën më të mirë për parandalimin ose trajtimin e një sëmundjeje.

Shembuj të çrregullimeve gjenetike, të cilat përmirësohen nëpërmjet korrigjimit nutricional janë: obeziteti, sëmundja koronare e zemrës, hipertensioni, diabeti.

Çrregullimet gjenetike që shpesh mund të parandalohen nëse prindërit ushqehen në mënyrën e duhur janë: Spina Bifida, fenilketonuria…

METODA E PËRDORUR : Analiza me PCR, RT-PCR dhe PRC në ADN

TESTET E NDRYSHME TË NUTRIGJENTIKËS PËRFSHIJNË:

1. Nutrigjentika te adultët

2. Nutrigjenetika miks

3. Nutrigjenetika tek fëmijët

4. Nutrigjentika tek femrat

5. Nutrigjentika per sportistët

6. Nutrigjenetika për alopecinë androgjenetike (rënia e flokëve)

7. Nutrigjenetika estetike

X